Categories Lajme

Tiranë,kronik e fundit…

Një 56-vjeçar i cili qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambientet publike është arrestuar nga policia e kryeqyteti falë bashkëpunimit me qytetarët. Në pranga ka rënë shtetasit   S. H., banues në Tiranë, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri “pistoletë”, 30 fishekë dhe një armë e ftohtë “thikë”.

“Ky shtetas kishte hyrë në një lokal në rrugën “Don Bosko”, por është denoncuar nga qytetarët të cilët kanë njoftuar në numrin 112, kur kanë konstatuar se ky person mbante një armë zjarri në brez” thotë policia.

Reagimi i menjëhershëm i shërbimeve të Komisariatit Nr. 3, bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të lartpërmendur. Gjatë kontrollit fizik, Policia i gjeti dhe sekuestroi një pistoletë tip TT me krehër dhe 7 fishekë, një mjet prerës “thikë” dhe një sasi lekësh.

Policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Sërish sherr adoleshentësh në Shkodër

Një tjetër incident ku janë përfshirë nxënës ka ndodhur në Shkodër, ku dhjetëra adoleshentë janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec \ Konsumoi një sasi detergjenti, përfundon në spital 17-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Pogradec. Një 17-vjeçar dyshohet se ka konsumuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Maliq/ 38-vjeçari humb kontrollin e mjetit, plagosen dy pasagjerët, mes tyre një 11-vjeçar

Një aksident ka ndodhur këtë të shtunë në afërsi të në afërsi të fshatit Rëmbec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO \ I akuzuar për dhunë në familje dhe i dyshuar për ngacmim seksual ndaj dy vajzave të tij miturave, kapet në Kukës 40-vjeçari

Një person i akuzuar dhe i dyshuar për disa vepra penale është arrestuar në Kukës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentian Zotos në Vlorë, në pranga babë e bir (EMRAT-VIDEO)

Policia e Vlorës ka ndodhur ngjarjen e ndodhur 3 javë më parë në qytetin e…

LEXO ME SHUME