Categories Kulture

“Doktor Shuster”, drama e autorit serb vjen në Korçë

Respekti për moshën e tretë ishte mesazhi që percillej në dramën “Doktor Shuster”, e cila rikthehet sërish në Korçë me regji te Qëndrim Rijanit. Ai sjell ketë herë një ndërthurje të lojës së një trupe aktorësh nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Vepra është shkruar nga autori serb Dushan Kovaçeviç.

Një dramë për intelektualin që nuk e gjen dot veten në tranzicion, e mbi të gjitha i të moshuarit e invalidit që ndihet i mënjanuar dhe pa përkrahje, është vënë në skenë për publikun e Korçës përmes komedisë dramatike “Doktor Shuster”.

Vepra e shkruar nga autori serb, Dushan Kovaçeviç, me regji të Qëndrim Rijanit sjell këtë herë një ndërthurje të lojës së një trupe aktorësh nga Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia. Për Drejtoren e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, njëkohësisht aktore në këtë dramë, Zamira Kita, kjo vepër mbart një mesazh të thellë qe duhet te percillet kryesisht te brezat e rinj

Ilina Çoresvka, drejtore e Teatrit të Manastirit në Maqedoni u shpreh tepër e kënaqur me bashkëpunimin.

Ilina Çoresvka: Shpresoj meqë jemi kaq afër që të bashkëpunojmë mirë me njëri-tjetrin dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të vijmë edhe me shfaqje këtu. Gjatë këtyre dy ditëve që kam qëndruar në Korçë jam ndjerë shumë mirë.

Vepra “Doktor Shuster” do të vijojë të shfaqet dhe qytete të tjera ku trupa do të nisë një turne veror.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME