Categories Lajme

Tjetër aksident në punën, shpallen në kërkim administratori dhe zbatuesi i projektit të firmës

Foto ilustruese

Një tjetër aksident duke punuar në ndërtim ka ndodhur në fshatin Trojas të Belshit, ku një person ka mbetur i plagosur.  Ai është M.N dhe po punonte në  një banesë ku është aksidentuar si pasojë e pasigurisë në punë, fatmirësisht është jashtë rreziku për jetën.

Në lidhje me këtë ngjarje policia e shtetit ka shpallur në kërkim administratorin e firmës E.B 49-vjeç si dhe 43-vjeçarin P.N zbatues të projekti.  Të dy akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe po punohet për kapjen e tyre.

Kujtojmë se më 16 gusht dy punëtor ndërtimi humbën jetën ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur për shkak të shembjes së skela Syla në një pallat në kryeqytet. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 2 drejtues teknik të kompanive që po punonin në fasadën e pallatit 13 katësh. Po ashtu policia ka shpallur në kërkim pronarin, njëkohësisht adminitratorin e kompanisë së skelave ‘Syla’,Petrit Syla. Nën hetim për këtë ngjarjes janë vendosur edhe punonjësit e Inspektoriatit të Punës Tiranë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME