Categories Lajme

Tjetër projekt zhvillimor në Fier, nis rikonstruksioni i rrugëve “Mujo Ulqinaku” dhe “Jakov Mile”

Fieri, qyteti në jugperëndim të vendit, ka hyrë në rrjedhën e shndërrimeve të rëndësishme infrastrukturore.

Me financim të Qeverisë Shqiptare, në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit përveç qendrës së qytetit dhe rehabilitimit të lumit Gjanicë, një tjetër projekt zhvillimor ka nisur të zbatohet në Fier.

“Konkretisht kanë filluar punimet për “Rikonstruksionin e segmentit të dytë të rrugës “Mujo Ulqinaku” dhe segmentit të parë të rrugës “Jakov Mile”. Aktualisht po kryhen punime në trotuare në të dyja anët e rrugës dhe disiplinimi i ujërave të bardha”, – bën të ditur FSHZH.

Sipas FSHZH-së, ky aks do të plotësojë infrastrukturën e standardizuar të qendrës së qytetit dhe do të lehtësojë dukshëm qarkullimin në këtë pjesë të tij.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit shprehet se një sërë ndërhyrjesh të reja po fillojnë “të marrin jetë”, në Shqipëri nga veriu në jug.

Projekte të cilat kanë qëllim primar të jenë në shërbim të komunitetit dhe të mbulojnë një sërë drejtimesh kryesore në vend si: infrastrukturë, turizëm, ekonomi lokale dhe kombëtare, partnership, zhvillim urban dhe përfitime sociale.

Qyteti i Fierit renditet i treti në Shqipëri për nga rëndësia ekonomike. Ka një ekonomi të fuqishme dhe është qendra e Shqipërisë përsa i përket industrive të naftës, bitumit dhe bujqësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME