Categories Lajme

Tjetër sulm në SHBA

Katër persona janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në Santa Ana në Kaliforni. Autori i armatosur me thikë dhe armë zjarri iu dorëzua policisë pas krimit. Shefi i policisë lokale në konferencë për gazetarë ka thënë se vrasësi para kësaj kishte plaçkitur një banesë dhe disa dyqane.

“I armatosur me thikë dhe pistoletë, ka plaçkitur një banesë, një furrë, një zyre të sigurimeve dhe një pikë karburanti. Dhuna ka qenë në mënyrë të rastësishme, ndërsa motivi, tani për tani është plaçkitja, urrejtja dhe vrasja”, kanë thënë përfaqësuesit e policisë.

Katër persona u qëlluan për vdekje me thikë, ndërsa dy të tjerë u plagosën dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën

Pretendohet se vrasësi nga Garden Grove, dy personat e parë, i ka vrarë në ndërtesën ku ka jetuar, dhe pastaj ka plaçkitur furrën e bukës dhe një zyrë të sigurimeve. Në një pikë karburanti ka sulmuar një burrë, dhe kur ka arritur policia e ka gjetur autorin para një dyqani aty pranë, ku kishte vrarë rojen dhe më pas u dorëzua.

Më vonë, policia ka zbuluar se autori kishte vrarë edhe një grua. Ngjarja në Santa Ana në Kaliforni, vjen pas të shtënave tragjike në qendrën tregtare të El Paso-s në Teksas dhe Dayton të Ohios ku mbetën të vratë të paktën 30 persona dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Urrejtja ishte motiv i të dy këtyre ngjarjeve të rënda që rrit tonet e politikës amerikane rreth diskutimeve për ligjin mbi armët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME