Categories Lajme

Tjetër tragjedi në vendin e punës/ Humb jetën 42-vjeçari

Policia e Kosovës ka njoftuar se, ditën e sotme ka ndodhur një incident në një kantier ndërtimi në Gjilan ku ka vdekur një person derisa ishte duke punuar aty.

“Policia e Kosovës me urgjencë kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se i ndjeri B.E. (1977) shqiptar, shtetas i Kosovës, me banim në fshatin Ramjan, komuna e Vitisë, derisa ishte duke punuar në një objekt, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, në rrugën  e Kamenicës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia më tej bën me dije se, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, dyshohet se i ndjeri kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç ‘rast dyshohet se ka vdekur si pasojë e kontaktit me rrymën, shkruajnë mediat e Kosovës.“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante nga Policia dhe prokurori i shtetit, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në komunikatë.

“Trupi i pa jetë i viktimës me vendim të prokurorit  të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti për momentin  është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’. Rrethanat e këtij rasti të rëndë janë duke u hetuar”, tha policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Temperatura përvëluese deri në 38°C

Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave, moti do të vijojë të jetë i nxehtë në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier–Lushnjë, automjeti bie në nënkalim; shoferi mbetet i plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin e autostradës Fier-Lushnjë, në afërsi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali. Si pasojë e aksidentit ku jetën tragjikisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Temperatura përvëluese, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e enjte, Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT\ Shpëtohen dy të rinj në Ksamil, Rrezikuan të mbyteshin gjatë lundrimit me pedalone

Policia në Ksamil ka shpëtuar nga mbytja dy të rinj me pedalone. Ngjarja ka ndodhur…

LEXO ME SHUME