Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave në lagunën e Kune-Vainit! Arrestohet zyrtari në Lezhë, dyshohet për shpërdorim detyre

Arrestohet një punonjës i Administratës rajonale të Zonave të Mbrojtura Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre.

Në pranga është vendosur shtetasi P.N. 61 vjeç me detyrë përgjegjës sektori i AdZM-së Lezhë. Ai dyshohet se në bashkëpunim me 4 zyrtarë të tjerë, kanë lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Katër zyrtarët e tjerë janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit të koduar “Tjetërsimi i Lagunës”.

“Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës” – thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë së Lezhës:

Lezhë / Vijon operacioni policor i koduar “Tjetërsimi i Lagunës”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme, në zonat e mbrojtura.

Vihet në pranga një tjetër punonjës (Përgjegjës Sektori) i AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, ka lejuar dëmtimin e lagunës së Kune-Vainit.

Shkon në 5 numri i funksionarëve publikë, të ndaluar në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”, i iniciuar në qershor të këtij viti, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në dëmtimin e zonës së mbrojtur “Laguna e Kune-Vainit”, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë vijuar hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat, është kapur dhe ndaluar shtetasi P. N., 61 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Monitorimit të AdZM, Lezhë, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Tjetërsimi i Lagunës”.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se bashkë me 4 punonjës të tjerë të AdZM, Lezhë, të ndaluar më parë në kuadër të këtij operacioni, nuk kanë përmbushur detyrat funksionale të përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë sjellë dëmtimin e zonës së mbrojtur të Kune – Vainit, konkretisht të zonës së quajtur “Grykëderdhja e Matkeqës”.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në dëmtimin apo keqmenaxhimin e zonave të mbrojtura të qarkut.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME