Categories Lajme

Tjetërsimi i tokave te Kepi i Rodonit/ Historia nga denoncimi në TV, te shkarkimi “live” i drejtorit. Pranga edhe qytetarit denoncues

Qytetari Albert Doda, në janar të këtij viti i ishte drejtuar një emisioni investigativ, për t’u ankuar për Ardian Iljazajn, drejtor i Kadastrës së Durrësit.  Doda pretendonte se kishte shkuar 100 herë në zyrat e këtij institucioni, për të gjetur zgjidhje për hallin e tij, por që nuk kishte marrë asnjë përgjigje. Për këtë denoncim, kryeministri Edi Rama shkarkoi “live”, drejtorin e Kadastrës në atë kohë, Ardian Iljazajn.

Por dje, policia e Shtetit në njoftimin për arrestimin e 20 personave për tjetërsim prone, përveç ish-drejtorit është vënë në pranga edhe Albert Doda, qytetari që kishte bërë denoncimin ndaj tij na Janar të këtij viti.

Edhe pse Doda është ankuar që nuk ka marrë përgjigje nga Kadastra e Durrësit, dhe se i ka të gjithë dokumentet në rregull, duket se pretendimi i tij nuk ka bindur policinë e Shtetit, pasi e kanë arrestuar “falsifikim dokumentesh”.

Ashtu si Albert Doda, edhe ish-drejtori është arrestuar ditën e sotme nga policia për tjetërsim pronash, në të njëjtin aksion të zhvilluar nga blutë e Durrësit.

Denoncimi në Fiks Fare

Në Fiks Fare u ankua Albert Doda, nga fshati Draç në Njësinë Administrative Ishëm në Durrës, i cili tha se familja e tij ka trashëguar një pronë prej 6600 metra, e cila ndodhet në krahun e bregut të detit. Prona është përfituar në vitin 1991 nga babai i denoncuesit. “Në vitin 2011, babai ndërron jetë dhe bëj aktin e trashëgimisë. E dorëzojmë në hipotekë. Shkojmë të pyesim në hipotekë dhe më thonë se prona është 7300 metra. Por në AMTP është 6600 metra tokë arë dhe 300 metra truall. Certifikata është nxjerrë 700 metra mbi akt. Më kanë hequr 100 metra te shtëpia dhe më kanë shtuar 700 metra në tokën arë” thotë Alberti. Më tej shton se nuk i intereson se kush do ta marrë atë 700 metër, le ta mbajë shteti, por familja e tij të përfitojë aq sa ka trashëguar.

“Kam shkuar mbi 100 herë në hipotekë me ankesa me shkresa. Kam bërë rreth 20 ankesa te Zyra e Bashkëqeverisjes. Më kanë thënë që dorëzojini dokumentet në bashki. U kam thënë që të gjitha dokumentet i kam dorëzuar në këto institucione, rakordojeni. Ka bërë letërkëmbime hipoteka me prefekturën. Portali thotë se letërkëmbimi mes këtyre institucioneve nuk ka funksionuar dhe është marrë masë ndaj një punonjësi me largim nga puna. S’më intereson largimi i punonjësit, por vetëm zgjidhja e çështjes” thotë Alberti.

Pas denoncimit, qytetari shkon në Hipotekën e Durrësit. Në sportel takon një punonjës, i cili i thotë që në 4 vjet janë ndërruar mbi 10 regjistruar. Ndërkohë, i thotë që s’di si të veprojë, pasi ai vetëm 1 vit ka. Pasi nuk i jep zgjidhje, e pyet sa afër është toka me detin pasi është një shoku i tij që kërkon tokë. Por, pasi nuk i jep zgjidhje, e orienton të takojë drejtorin e Hipotekës së Durrësit.

Qytetari shkon në zyrën e drejtorit dhe fillimisht flasin për ankesën që qytetari i ka dërguar Zyrës së Bashkëqeverisjes. Alberti i thotë drejtorit se ka marrë një përgjigje, por jo nga Hipoteka por nga zyra e Bashkëqeverisjes, madje është marrë një masë administrative për një punonjës të hipotekës, që është larguar nga puna. Drejtori i përgjigjet se “Erald Rexhepi filloi mallin ore. Iku kot, vetë”, ndërsa punonjësit e tjerë qeshin. Në vijim të bisedës, pasi qytetari i tregon të dyja problematikat, drejtori e pyet sërish për emrin dhe i thotë se kur e çon te zyra e Bashkëqeverisjes s’mund të t’ia zgjidhë çështjen hipoteka. “Ti përmend emrin, nuk mund të mbarosh dot punë. Do shkosh ta zgjidhësh atje. Se ti ke shkuar atje. Tashti unë përgjigjen e kam çuar atje. Ti dhe shkruan te Rama dhe vjen këtu do me hap letrat, ja kam çuar letrat Ramës!” i thotë në fund drejtori, pa i dhënë zgjidhje qytetarit.

Një ditë pasi takon specialistin dhe drejtorin, qytetari shkon sërish në Hipotekën e Durrës për të pyetur nëse është gjendur apo jo dosja. Ai takon një tjetër punonjës që i thotë se mund ta kishte zgjidhur fare mirë me punonjësit (të mos ishte ankuar). Qytetari shkon edhe në Prefekturë, te Komisioni i Vlerësimit të Titujve të Pronësisë. Një punonjëse i thotë se komisioni është shkrirë dhe pas datës 31 dhjetor 2018 nuk funksionon më, megjithëse ende nuk ka hyrë në fuqi ligji për kadastrat, që do të mbledhë bashkë disa drejtori nga Prefektura, Bashkia, Aluzini, Hipotekat…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME