Categories Politike

Politikë Presidenti i Maqedonisë së Veriut propozon Samit të jashtëzakonshëm për zgjerimin e Ballkanit: Të mbahet në Shkup

Nga Tirana, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, propozoi mbajtjen e një Samiti të Jashtëzakonshëm me shtetet e Ballkanit Perëndimior, për të diskutuar për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“U pajtuam që obligimi ynë si kryetar të shteteve është t’i inkuraojmë të gjithë faktorët politikë në shtetet tona të vazhdojnë me obligimeve nga axhenda evropiane, në interes të qytetarëve tanë, dhe t’i bindim liderët evropianë se negociatat me vendet në rajon janë investim në stabilitet dhe prosperitet. Në këtë kontekst,  unë propozova që shtetet e Ballkanit Perëndimor në periudhën e ardhshme të mbajnë një samit të jashtëzakonshëm ku do të diskutojmë për marrëdhëniet ndërfqinjësore, dhe më pas kësaj edhe me alternativat e zgjerimit. Nëse ekziston dakordim për këto punë, konsideroj se Maqedonia e Veriut duhet të jetë mikpritëse e këtij samiti. Me rëndësi të madhe për ne është edhe mbështetja e deritanishme e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Duhet të drejtojmë energjinë dhe vëmendjen tonë edhe tek bashkëpunimi ekonomik, i cili nuk reflekton marrëdhëniet e mira politike, dhe faktin që jemi shtete mike dhe fqinje, tha Pendarovski, duke shtuar se po sot propozoi një nismë për formimin e një grupi joformal për miqësinë maqedonase shqiptare ku të takohen bashkë intelektualë të shquar, biznesmëne, përfaqësues të kulturës, të rinj, një herë në njërin shtet dhe një herë në tjetrin, për të dhënë propozime mbi bashkëpunimin mes dy vendeve fqinje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME