Categories Lajme

Tm.erroi dhe dhu.noi turistët, sot Mihal Kokëdhima merr lajmin e befasishëm se kundër tij ka….

Mihal Kokëdhima, pronari i kompleksit “Panorma” që u përfshi në konflikt të dhu.nshëm me turistët spanjollë, është dërguar si i pandehur në gjykatën e Vlorës për ak.uzën e “Dëmtimit të pronës” dhe “Kanosjes”.

Çështja penale kundër tij ka përfunduar së hetuari nga prokuroria e Vlorës, e cila tashmë ka dërguar për shqyrtim aktet hetimore ndaj Kokëdhimës.  Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Himarës Koço Kokëdhima.

Mihal Kokëdhima, tashmë ndodhet në burgun e Vlorës, ndërkohë ka humbur gjithçka që kishte krijuar në mënyrë të paligjshme dhe që fitonte goxha para. Mihal Kokëdhima është sëmurur në ambientet e burgut ku po qëndron i izoluar, pasi në muajin gusht u përfshi në një përplasje fizike me biznesmenin Spanjoll Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri me familjen për turizëm.

Nëpërmjet disa raporteve mjekësore të kryera disa kohë më parë në spitalin e Janinës në Greqi, ku mjekët e këtij spitali gjatë një studimi ekografik kanë evidentuar se Mihal Kokëdhima, ka një zgjerim të aortës së zemrës, Kokëdhima, iu drejtua në muajin shtator 2019 gjykatës së Vlorës duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë.

Nëpërmjet avokatëve mbrojtës, Kokëdhima ka parashtruar në gjykatën e Vlorës disa raporte mjekësore të spitalit të Janinës, duke tentuar të bindin gjyqtaren Esmerilda Habili, se Kokëdhimës i rrezikohet jeta gjatë qëndrimit në burg, pasi sëmundja e zemrës që ai vuan, mund të sjellë përkeqësimin e shëndetit. “Shqiptarja.com” mëson se veç këtij argumenti Kokëdhima ka parashtruar në gjykatë se nuk shfaq asnjë rrezikshmëri shoqërore, pasi sipas tij menjëherë pas ndodhjes së ngjarjes lokali i tij është prishur dhe për pasojë askush nuk duhet të ketë më frikë se ai do të bëje konflikt me ndokënd. Një tjetër argument që ka ngritur Kokëdhima në gjykatë, është dhe fakti se prokuroria e Vlorës gjatë kësaj kohe ende nuk ka kryer një ekspertim financiar mbi dëmin e shkatuar në prishjen e pronës së personave të përfshirë në konflikt. Por kërkesa për lirim e Kokëdhimës është rrëzuar nga gjykata e Apelit Vlorë.

Restoranti, lokali, hoteli dhe plazhi i virgjër që kishte zaptuar në Porto Palermo, janë shkatërruar pas gjithë asaj që ndodhi me familjen spanjolle të biznesmenit Eugenio Galdon që kishte mbërritur në Shqipëri për turizëm. Dhe për çfarë, vetëm për komunikimin e gabuar dhe sjelljen në kufijtë e çmendurisë së Mihal Kokëdhimës, djalit të tij dhe grupit të kamerierëve që ai mbante në punë. Në këtë konflikt janë tmerruar turistët Spanjollë, Kristina Romero, biznesmeni spanjoll Eugenio Gal Galdon, djali i tij Jaime Romero dhe Mihal Kokëdhima. Ndërkohë pjesë e grupit që u përfshi në përplasje fizike ka qënë dhe shoferi Erjon Dike, djali i guidës Olgent Saraçi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dërgohet në gjyq dosja për 58-vjeçarin: Falsifikonte dokumente, pasaporta e vula të institucioneve shtetërore shqiptare e të huaja

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq dosjen për 58-vjeçarin me iniciale A. R., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi efektivin në shërbim, arrestohet 21-vjeçari! Si është gjendja e policit 30-vjeçar

Një efektiv policie në shërbim është aksidentuar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 1 në kërkim në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar dhe proceduar 4 persona për akuza të ndryshme si drogë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau burrin me sëpatë në Sarandë, mbyllet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Gjykata e Sarandës ka zhvilluar sot një seancë lidhur me çështjen e 48-vjeçares Elvira Tahiraj,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfshihet sërish nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Problemi i djegies së fushës së mbetjeve vijon ende në qytetin e Vlorës. Pasditen e…

LEXO ME SHUME