Categories Lajme

Tmerri në Krujë, dyshohet se vajza e madhe ndihmoi nënën të hidhte foshnjën në lumë

Detaje të reja tronditëse dalin lidhur me ngjarjen horror në Krujë, ku një foshnje e porsalindur u hodh në lumin Tapizë nga nëna e vet, Leta Koçi 42 vjeç.

Sipas informacioneve për mediat mësohet se në këtë ngjarje horror të ketë qenë e përfshirë  familja e 42-vjeçares, e cila aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë.

42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër. As familja e 42-vjeçares nuk ka qenë bashkëpunuese me policinë, kur janë pyetur lidhur me rastin makabër.

Ndërkohë  ka dyshime se disa nga familjarët kanë qenë në banesë kur Leta Koçi ka lindur foshnjen fatkeqe. Ka informacione se vajza e madhe e Leta Koçit ka te ketë ndihmuar mamanë e saj në këtë akt makabër.

Sakaq ajo ka mohuar para policisë të ketë gisht në ngjarje. Në një nga pistat, policia po heton skenarin që të ketë qenë vajza e madhe e Letës ajo që hodhi në lumë foshnjën.

Leta Koçi është e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të tjerë të mitur, ndërsa paraprakisht mësohet se askush nuk ishte në dijeni të shtatëzanisë së gruas, madje as bashkëshorti i 42-vjeçares.

Por si u zbulua ngjarja?

Gruaja e kishte lindur fëmijën  që në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne, ndërsa për shkak të komplikacioneve shëndetësore ajo shkoi pasdite në spital. Mjekët pas vizitave të bëra, kanë zbuluar se gruaja kishte kryer lindje dhe më pas kanë lajmëruar policinë.

Fillimisht 42-vjeçarja Leta Koçi para hetuesve ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe për këtë arsye e ka hedhur në lum, por që nuk e mbante mend vendin fiks ku e ka hedhur.

Hetuesit e kanë marrë me rezerva deklaratën e saj që fëmija ka lindur i vdekur dhe për këtë arsye po hetohet për veprën penale të vrasjes.

Nuk dihet shkaku që fshihet pas këtij veprimi, por nuk përjashtohet mundësia që fëmija të jetë nga një marrëdhënie jashtëmartesore.

Ndërkohë trupi i foshnjës u gjet nga policia, pas disa orësh kërkime në lum dhe më pas u dërgua për në morgun e Tiranës.

Deri më tani, ende nuk dihet nëse 42-vjeçarja e ka kryer procesin e lindjes e vetme, apo ka pasur edhe ndonjë asistencë nga persona të tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME