Categories Lajme

Toka përpin shtëpinë, humb jetën babai me 3 fëmijët

Një baba dhe 3 fëmijët e tij humbën tragjikisht jetën pasi shtëpia e tyre u përpi nga toka. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të diele në fshatin Xenaxicul, në veriperëndim Guatemalas, pranë kufirit me Meksikën. Sipas autoriteteve lokale, shirat e dendura që kanë goditur rajonin kanë zbutur tokën duke shkaktuar rrëshqitje të dheut.

Toka nisi të rrëshqasë ndërkohë që brenda në shtëpi ndodheshin 4 anëtarë të familjes, ndërsa 2 të tjerë ishin jashtë. Babai 39-vjeçar, i identifikuar si Francisco Mejia Lux dhe tre djemtë e tij të moshës 10, 6 dhe 3 vjeç humbën të gjithë jetën. Të miturit janë identifikuar si Feliciano, Fredy Gaspar dhe Enzo Arael.

Sipas asaj që shkruan Mirror, në momentin e ngjarjes jashtë ndodhej një 16-vjeçar, i cili u shpëtua nga ekipet e emergjencës, por gjendja e tij shëndetësore mbetet e panjohur. Raportimet në mediat lokale flasin për fraktura të shumta. Nëna e 3 fëmijëve që gjetën vdekjen, 36-vjeçarja Catarina Tum Lux, e cila po mblidhte misër në kohën kur shtëpia e saj u përpi nga toka, thuhet se ka pësuar gjendja shoku.

Përgjatë këtij sezoni të shirave, që nisi në Maj dhe parashikohet të përfundojë në javët që vijnë, 12 persona kanë humbur jetën, ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në këtë rajon të Guatemalas./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME