Categories Lajme

Tom Doshi kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit?

Partia Social Demokrate, pjesë e së cilës është edhe Tom Doshi është regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e 25 prillit, me kryetar Ëngjëll Bejtjan dhe jo Tom Doshin, ndërkohë për këtë të fundit ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar hapur se nuk duhet të kandidojë në zgjedhje. Ende nuk dihet nëse PSD do të vendos në listat e saj Tom Doshin.

Ndërkohë, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi shprehet se kërkesa e kësaj partie është në përputhje me ligjin. “Kërkesa për regjistrimin e kësaj partie është në përputhje me Kodin Zgjedhor”, ka thënë Celibashi. Kujtojmë se Doshi ka tentuar ta regjistrojnë me emrin e tij partinë, por nuk i është pranuar nga gjykata.

Deri më tani janë regjistruar 37 parti dhe 6 komitete nismëtare për kandidatë të pavarur. Megjithatë, jo të gjitha këto parti mund të jenë në fletën e votimit. Partitë duhet që të dorëzojnë lista të plota kandidatësh në mbarë vendin. Në rast se një parti, nuk ja del, qoftë edhe në një qark të vetëm të mos plotësojë kandidatët, ajo skualifikohet

Ndërkaq, partitë duhet të dorëzojnë marrëveshjet për koalicionet deri në 24 shkurt. Gjithashtu, koalicionet duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve të përbashkët deri në 7 mars.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME