Categories Lajme

Tomini tregon se kur do të merret vendimi nëse do të mbyllemi sërish, ku do të mbështeten

Zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini ka deklaruar ditën e sotme se brenda 2 javësh Komiteti Teknik i Ekspertëve do të vendosë nëse do të ketë shtim të masave apo izolim të vendit tonë. Sipas saj, tre indikatorët që do të merren për bazë janë hospitalizmi, fatalitetet dhe raste e reja. “Janë 3 indikatorë dhe që ne jemi mbështetur, nëse kemi kapacitet për shërbim spitalor, dalëngadalë janë masat që duhet të merren.

Duke gjykuar situatën në dinamikë rastet e hospitalizuar, rastet e reja dhe fatalitetet, brenda 14 ditëve do të merret një vendim tjetër dhe do të gjykohet mbi rekomandimet bazë. Spitalet Covid po mbështesin situatën sa i përket shërbimit spitalor. Por deri në ato momente përgjigjja është në nivel të lartë”, u shpreh Tomini në A2CNN.

Për sa i përket transportit publik, Tomini tha se qytetarët duhet të udhëtojnë me urbane vetëm kur e kanë shumë të nevojshme, ndërsa bëri apel që të mos frekuentohen baret dhe restorantet. “Duhet bërë një ndarje, transporti publik është i nevojshëm, frekuentimi i kafes kur kemi një kohë qetësie, ndërsa në kohë pandemie të marrim atë që është e nevojshme dhe të largohemi të mos frekuentojmë ambientet ku nuk respektohet distanca.

Shpesh ne bëhemi pjesë e atij rregulli që popullata ta përdorë transportin jo në momentet e pikut. Baret e restorantet mos frekuentohen ku nuk zbatohen masat. Tashmë nuk tolerohet një situatë e tillë. Administratorët përgjegjës do zbatojnë në mënyrë rigoroze ligjin”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME