Categories Lajme

Torturoi të dashurën, Gusholli rezulton i skeduar në Austri e Gjermani, ka lidhje familjare me…

Këtë të Martë në orën 10:30 para togave të zeza të Gjykatës së Tiranës, dalin për t’u njohur me masat e sigurisë 5 të arrestuarit, për dhunimin e një 28-vjeçareje nga Gleard Gusholli dhe të afërmit e tij.

Për Gleard Gushollin që akuzohet si autor i dhunës dhe pengmarrjes prokuroria e Tiranës do të kërkojë arrest me burg, ndërsa për Bledi Kateshin, Erlin Kateshin, Besmir Nucellarin dhe Arjan Shetan, që akuzohen për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit, do të kërkohet detyrim paraqitje.

Ndryshe nga sa e ka referuar Policia, organi i akuzës, ka vendosur rikualifikimin e veprës penale, për plagosje, dhunë në familje nëpërmjet kanosjes dhe kërcënimit për vrasje si dhe heqje të paligjshme të lirisë. E reja ka lënë përkohësisht të Hënën ambientet e spitalit të Traumës ku është rikthyer sërish deri në fazën e rikuperimit të plotë, ku është aktualisht.

Akuzat e ngritura ndaj Gushollit janë‘heqje e lirisë ‘ dhe ‘plagosje e rëndë me dashje’, e në bazë të raportit mjeko-ligjor do shihet si do klasifikohet dhuna e ushtruar ndaj 28-vjeçares e më pas Prokuroria do marrë vendimin nëse do bëjë apo jo rikualifikim të veprës penale.

Gazetarja e Klan News Glidona Daci raporton se Gusholli në deklarimet e tij të para në polici ka thënë se e ka kryer veprën penale për çështje xhelozie pasi dyshonte se 28-vjeçarja e kishte tradhëtuar. Gusholli rezulton person i skeduar për trafikim të lëndëve narkotike në Austri dhe Gjermani. Gazetarja bën me dije se ai ka lidhje familjare dhe me një personazh të njohur të botës se krimit, Gjergj Cukalin.

“Gusholli është person problematik pasi ai rezulton me emër të ndryshuar. Ka pasur deportime nga Austria dhe Gjermania që nuk e kanë lejuar të hujn, është skeduar për ccësthje të trafikut të drogës, ai ka lidhje familjare me një person të njohur të botës së krimit. Bëhet fjalë për të fortin e Myslim Shyrit, Gjergj Cukali, i cili vazhdon të jetë i arrestuar. Gusholli gjatë deklarimeve të para në polici ka pretenduar se gjithcka ka qenë për çështje xhelozie dhe se dyshonte se ajo dhe familja e kanë kallëzuar në Gjermani për dhunë.

Përpos personave të arrestuar, është marrë në pyetje kurshërira e Gushollit për mënyrën si ajo e ka dorëzuar vajzën në spital. 4 të afërm të tjerë të autorit të ngjarjes e kanë ndihmuar për të fshehur mjetet me të cilat ai kishte goditur të renë, janë tashmë të arrestuar për moskallëzim krimi dhe mbështjetje të veprës penale”, raportoi gazetarja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME