Categories Lajme

Trafik bebesh për 500 mijë euro, zbulimi tr.onditës, ja si u shitën vezët dhe fëmijët nga këto gra, 66 veta të përfshirë…

Autoritetet në Greqi thanë se kanë çmontuar një rrjet k.r.iminal bebesh, prej 500 mijë eurosh nën ak.uzën e shitjes së vezëve apo bebeve nga gra bullgare të shtresave vunerabël, raporton Euronews.

Një hetim i gjatë nga policia Helene çoi në arrestimin e 12 shtetasve të mërkurën, ndërkohë që kanë dalë urdhërarrestet për 66 persona që janë të lidhur me rrjetin.

Ndërmjet tyre ka avokatë, një mjek gjinekolog, të punësuar në klinikat e riprodhimit fertilizues dhe dy gra që janë burgosur për krime të ngjashme.

Prokurorët thanë se rrjeti që funksiononte që nga 2016, rekrutonte gra shtatzëna nga Bullgaria. Grupi i transportonte ato në Selanik ku vendoseshin nën observim mjekësor dhe dërgoheshin në spitale private për të dorëzuar fëmijët e tyre.

“Fëmijët e lindur adoptoheshin ilegalisht për 25 mijë deri 28 mijë euro” tha Europol. “Pagesat përfshinin nënën biologjike, shpenzimet ligjore, spitalin, shkëmbimin dhe anëtarët e grupit kriminal. Disa nga nënat e sjella në Greqi përdoreshin si zëvendësuese”.

I njëjti grup akuzohet gjithashtu edhe për shitjen e vezëve të femrave, duke përfshirë edhe disa nga Greqia, por më së shumti nga Bullgaria, Gjeorgjia dhe Rusia. Gratë çoheshin në Selanik për një seri trajtimesh fertilizuese për të rritur numrin e vezëve.

Drejtori i sigurisë në Selanik Antonis Tzitzis tha në një konferencë për shtyp se 22 raste adoptimesh ilegale dhe 24 raste marrje vezësh nga femrat, ishin të zbuluara.

Ai tha se pagesat vinin nga çiftet greke pa fëmijë dhe mbulonin gjithë kostot e lindjes dhe spitalit, si dhe avokatëve të përfshirë në proces. Nëna biologjike merrte një pagesë nga 4 mijë euro deri në 5 mijë euro.

Prindërit që kanë bërë adoptimin nuk janë proceduar, apo nuk janë vendosur nën forcën e dorëzimit të fëmijëve, shtoi ai.

Të arrestuarit do të flasin për prokurorët të premten dhe të shtunën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME