Categories Lajme

Trafik i madh nga kthimi i pushuesve, ja rrugët që kanë më shumë fluks

Ka disa minuta që fluksi në kthim ka filluar të shtohet në akset bregdetare në drejtim të Tiranës dhe Morinës. Ka filluar të shtohet fluksi i daljes nga Shëngjini dhe Talja. Ngarkesë te kryqëzimi i Shëngjinit. Po kështu nga Himara, Radhima e deri në dalje të Vlorës. Nga Gjiri i Lalzit deri në Maminas ka filluar të shtohet.Tek rruga dytësore në plepa ka fluks të shtuar në dalje, por trafiku është i rrjedhshëm, pa bllokime. Tek mbikalimi dhe nënkalimi, në Maminas, ka fluks të shtuar në dalje, por është i rrjedhshëm dhe pa probleme.

Në rrethrrotullimin e Bradasheshit Elbasan trafiku është normal, s’ka fluks. Hyrja në Tiranë në këto momente ka fluks në rritje. Deri tani s’ka bllokime, s’ka ndalesa, lëvizja e rrjedhshme.Policia Rrugore është shtrirë në të gjitha këto akse, me shërbime të shtuara, duke bashkëpunuar e bashkërenduar me Patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat.

Në akset kryesore rrugore aktualisht vijojnë kontrollet nga Policia Rrugore, me 6 radarë, për të parandaluar shpejtësinë tej normave të lejuara. Gjithashtu, Policia Rrugore ka marrë masa duke kombinuar shërbimet edhe me shërbime civile që aktualisht janë në patrullim në akset ku ka fluks të madh lëvizjeje, për të parandaluar parakalimet e bllokimet e rrugëve dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që kryejnë këto shkelje.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të mos kryejnë manovra në rrugë apo parakalime të gabuara duke u bërë shkak për bllokim të trafikut apo burim aksidenti. Të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të presin në radhë në rast bllokimi të trafikut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME