Categories Lajme

Trafik mbetjesh ilegale nga Italia drejt Shqipërisë, në pranga 4 persona, njëri shqiptar

Autoritetet policore italiane e Agjencia Doganore e portit të Ankonës kanë sekuestruar në këtë port plot 25 ton mbetje ilegale të paautorizuar gati për t’u transportuar drejt Shqipërisë.

Mbetjet janë gjetur të imbarkuara në 2 rimorkio të ndryshme anijesh.

Në njërën prej rimorkiove janë gjetur 19 mijë kg aparatura elektroshtëpiake e profesionale të nxjerra jashtë përdorimit e pa dokumentacionin e duhur.

Gjithsej janë sekuestruar 205 lavatriçe e 22 soba kuzhine.

Një person, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur është denoncuar “për menaxhim të pa autorizuar mbetjesh speciale të rrezikshme e jo të rrezikshme si dhe për tentativë trafiku ndërkufitar.”

Në rimorkion tjetër janë gjetur materiale të tjera, aparatura elektrike e elektronike të prishura si impiante klimatizotorësh industrial, transformatorë, aparatura ventilimi, motorë industrialë etj.

Autoritetet italiane kanë denoncuar pranë Prokurorisë së Ankonës 3 persona; një shtetas shqiptar, një nga Afrika e Veriut e një shtetas italian,

Akuza ndaj tyre është trafik ilegal ndërkufitar mbetjesh speciale e menaxhim ilegal mbetjesh speciale jo të rrezikshme.

Dy rimorkiot janë vënë nën sekuestrim penal e mbetjet speciale janë vënë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore në pritje të procesit përpunimit (hedhjes) të tyre në respekt të ambientit e normativave ligjore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME