Categories Lajme

Trafik me shqiptarët që kërkojnë azil, arrestohet ‘koka’ e grupit në Irlandë

Një shqiptar, që dyshohet se është i përfshirë në kontrabandë dhe trafik njerëzish drejt Republikës së Irlandës, por edhe në biznesin e drogës, ka qenë në shënjestrën e një sërë bastisjesh nga Byroja e Pasurive Kriminale (CAB) Detektivët besojnë se i dyshuari, i cili është nga Shqipëria, por që jeton prej pak kohësh në Irlandë, është pjesë e një rrjeti të gjerë kriminal shqiptar, me qendër kryesisht në kryeqytetin Dublin.

Shqiptari, rreth të 40-ve, është i lidhur me një biznes makinash dhe restorante dhe që të dy janë kontrolluar ditën e sotme nga agjentët e CAB, shkruan “Irish Times”. Gjithashtu u kontrollua edhe banesa e shqiptarit si dhe zyrat e një kontabilisti dhe një agjenti të pasurive të paluajtshme. Ndërkohë nuk është kryer asnjë pasi burime për gazetën irlandeze janë shprehur se, operacioni në Blanchardstown, Dublin, dhe Bray, Co Wicklow, ishte përqendruar në mbledhjen e provave në lidhje me pasuritë e të dyshuarit burimi kriminal i tyre.

Gardaí gjeti një sasi të vogël kokainë, me vlerë rreth 500 €, së bashku me 10,000 € dhe 12,000 in në para të gatshme dhe një orë zvicerane Hublot. Dy automjete gjithashtu u konfiskuan me dyshimin se kishin origjinë kriminale; një Audi A5 dhe një Mercedes C Class. Një llogari bankare me më shumë se 190,000 € në depozitë është ngrirë gjithashtu nga Cab.

Sipas asaj që po heton CAB, grupi i strukturuar kriminal merret kryesisht me trafikimin e njerëzve, kryesisht shqiptarë, të cilët mbërrijnë në Irlandë për të kërkuar azil politik, përcjell Syri.net. Këtë javë tetë shqiptarë u gjetën në një anije ngarkese e cila do të mbërrinte në një port pranë Waterford , ndërsa u dëbuan sërish për në Francë. Gjithashtu këtë javë, 23 persona u riatdhesuan për në Shqipëri dhe Gjeorgji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME