Categories Lajme

Trafikoi 12-vjeçarin nga Bathorja, dëshmia e gruas: U miqësua me nipin…

Bukuroshe Muharremi, 50-vjeçarja e arrestuar pak ditë më parë për rrëmbimin e një 12 vjeçari nga Bathorja i cili dyshohet se po shfrytëzohej për të lypur në Sarandë është lënë në burg nga gjykata.

Ajo ka deklaruar para trupit gjykues se i mituri ishte prezantuar si jetim dhe është miqësuar me nipin e saj teksa ata ndodheshin në Tiranë. Ajo është shprehur se nuk e ka vlerësuar nëse duhet të njoftonte policinë dhe nuk kishte qëllim ta shfrytëzonte 12-vjeçari.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethinat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne.

Unë kisha blerë mallra , për ti shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrimë tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojmë natën.

Gjatë ditës lëvizte në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prapë në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici , nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka deklaruar ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME