Categories Lajme

Tragjedi në Itali, vdesin motrat 15 dhe 17 vjeçe! Treni i tërhoqi zvarrë për rreth 700 metra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Dy motra të moshës 15 dhe 17 vjeç janë përplasur për vdekje nga një tren me shpejtësi të lartë në stacionin Riccione në provincën Rimini. Treni ishte nisur për Milano. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 të mëngjesit. “Ndal, mos”, ishin thirrjet e rojtarit të shinave dhe udhëtarëve të tjerë që po prisnin trenin por nuk arritën të parandalonin ngjarjen e rëndë sepse të rejat i kaluan shinat.

Skena që panë të gjithë dëshmitarët e pranishëm ishte trishtuese dhe tragjike. Trupat e vajzave u copëtuan nga goditja e fortë dhe u tërhoqën zvarrë për të paktën 700 metra. Pak larg vendit ku u përplasën, u gjetën këpucë dhe sende personale.

Një dëshmitar, i cili punon në stacionin e trenit tregoi: “Po rregulloja pijet rreth orës 06:30 kur një vajzë e bukur e veshur me të zeza m’u afrua dhe më tha se nuk kishte para dhe i kishin vjedhur celularin. Më vonë u largua dhe u takua me motrën e saj. Papritur u drejtuan për në platformën 2. Kur kuptova se çfarë donin yë bënin bërtita me të madhe, dëgjova zilen e fortë të lëshuar nga treni dhe më pas goditjen e jashtëzakonshme. Të gjithë nisën të bërtisnin”.

Pas disa orësh, u zbuluan identitetet e tyre nga një celular që u gjet pranë vendit ku ndodhi tragjedia. Ishte babai që mbërriti në morgun e spitalit Riccione për të bërë identifikimin.

Kryetarja e Bashkisë së Ricciones tha se e diela nisi me lajm tragjik dhe shprehu ngushëllimet e saj për familjen. Mbetet ende e paqartë përse motrat zgjodhën të kryenin këtë akt ekstrem.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME