Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para disa ditësh në parkun e lojërave ICON Park në Orlando të SHBA-ve, ku një 14-vjeçar i quajtur Tyre Sampson ka humbur jetën tragjikisht pasi ra nga një lartësi e konsiderueshme gjatë udhëtimit me rënie të lirë. Kulla, e njohur si më e larta në botë, nga ku ra adoleshenti është mbyllur derisa ngjarja të hetohet plotësisht nga autoritetet për të gjetur shkakun e tragjedisë.
Djali u dërgua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda. Ka dyshime se djali ishte mbi kufirin e lejuar të peshës, gjë që ka bërë që ai të bjerë poshtë. Mekanizmi i kullës ngjitet deri në 120 metra lartësi dhe më pas lëshohet poshtë me një shpejtësi deri 120 km/h.
https://twitter.com/i/status/1507484976744472576

