Categories Lajme

Tragjedi në vend, shkon në 22 numri i personave që humbën jetën

Dy persona të pajetë janë nxjerrë rreth orës 18 në Thumanë, ndërsa dyshohet se janë nënë e bir, ky i fundit 20 vjeç. Tashmë shkon në 22 numri i viktimave të konfirmuara në Durrës dhe Thumanë dhe Laç, ndërsa janë shpëtuar 45 persona të mbetur nën rrënoja. Gjithashtu mbi 600 të plagosur kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha spitalet e 3 rajoneve.

Fax News raporton nga Thumana se ekipet e shpëtimit kanë mundur të nxjerrin, por të pajetë 2 anëtarët e një familjeje të cilët ishin strehuiar në momentet e tmerrit poshtë një tavoline, por pa mund t’i shpëtojnë goditjes fatale. Përveçse orëve të gjata të qëndrimit poshtë rrënojave, forcat e shpëtimit e kanë pasur të pamundur ndërhyrjen pasi e gjithë godina pothuajse ishte thërrmuar.

Me kalimin e orëve vijnë duke u pakësuar shanset që nga gërmadhat e tërmetit 6.4 ballë të kësaj së marte në Durrës, Thumanë e Kënetë të dalin persona me shenja jete. Gjithsesi operacionet e shpëtimit vazhdojnë me shpresë dhe mbështetjen dhe forcave speciale nga Kosova. Më të prekurit nga ky tërmet kanë qenë familja Lala në Durrës dhe familja Cara në Thumanë, të cilat pothuajse janë shuar komplet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME