Categories Lajme

Tragjedia e Karaburunit, familjarët e viktimave kallëzim penal në SPAK

Familjarët e viktimave që humbën jetën më 9 janar të 2004 në tragjedinë e Karaburunit janë shprehur të zhgënjyer nga drejtësia.

Këtë të martë ato kanë bërë sërish kallëzim në SPAK pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga kërkesa e mëparshme. Familjarët kërkojnë nga prokurori e Posaçme që të zbardhë ngjarjen pasi përgjegjësit e vërtetë, nuk janë gjykuar asnjëherë dhe pse prokuroria e Vlorës kishte nisur hetimet.

Familjarët akuzojnë zyrtarët e asaj kohe, ish ministrin e Brendshëm dhe të Mbrojtjes mes të cilëve dhe efektivë policie. Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2004 humbën jetën 28 persona, ku 8 trupa nuk janë gjetur. “Ndodhemi 4-5 milje larg Sazanit apo Karaburunit, afër Dhërmiut. Jemi shumë njerëz, hajdeni se u mbytëm”…

Në këtë mënyrë u mësua lajmi i tragjedisë së Karaburunit, e cila mori jetën e 29 personave, mes tyre edhe të vetë skafistit, në datën 9 Janar 2004. Trupat e 20 të rinjve të rrethit të Shkodrës, që po udhëtonin me skaf drejt Italisë, u gjetën nga kërkimet, ndërsa 8 të tjerë vijojnë të mbeten të zhdukur edhe sot.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME