Categories Lajme

Tragjedia në Qerret/ “Thirra disa herë, s’u përgjigj njeri”, zbardhet dëshmia e recepsionistit

Të tjera detaje tragjike dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmë në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë në saunën e një hoteli.

Turistët kishin mbërritur në hotel vetëm një orë më parë. Sipas Haxhiajt, 4 personat kishin lidhje familjare, pasi ishin çifti i bashkëshorteve, Nataliia Burenkova, 58 vjeçe dhe Sergei Burenkov, 60 vjeç si dhe vajza e tyre Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe dhe burri i saj, Nikita Belousov, 37 vjeç.

Ka qenë një prej recepsionistëve të hotelit ai që ka parë skenën makabre. Në dëshminë e tij, recepsionisti ka thënë para grupit hetimor se ka qenë rreth orës 22:30 kur ai ka shkuar në zonën e saunës, ku ishin 2 çiftet, ndërsa i ka thirrur atyre disa herë për t’i njoftuar se pijet dhe frutat iu kishin shkuar në dhomë. “Iu thirra disa herë se pijet dhe frutat ishin gati.

Pasi nuk mu përgjigj njeri hyra brenda në sauna dhe i pash të katërt, nuk mu përgjigjën. Njëri ishte i shtrirë në shezlong, dy në stol dhe një tjetër ulur me këmbët në pishinë. Ishin të asfiksuar”, kështu mësohet të jetë shprehur punonjësi i hotelit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 4 turistët janë asfiksuar, ndërkohë që pritet të zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME