Categories Lajme

Tragjedia \ Nxirren trupat e pajetë të të mbyturve në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në Gramsh

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e premtes në Gramsh ku 4 persona u mbytën në liqen. Bëhet fjalë për Arben Zogun, rreth 46 vjeç, dy djemtë e tij, Rubens Zogu 19 vjeç dhe Esti Zogu 14 vjeç, si dhe kushëriri e tyre Melis Zogu, 20 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve ata janë futur për t’u larë në liqenin e hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit dhe nuk kanë mundur dot të dalin më prej tij. Menjëherë pas kësaj ata kanë lajmëruar policinë e cila së bashku me shërbimin zjarrfikës ka mbërritur në vendngjarje ku ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e trupit që i përkisnin 4 shtetasve që ishin futur në liqen.

Ndaj menjëherë janë lajmëruar forcat të RENEA-s të cilat me të mbërritur në fshatin Drizë kanë nisur kërkimet për trupat e tyre.

Falë ndihmës së dhënë edhe prej banorëve të zonës, në orët e vona të mbrëmjes është bërë e mundur edhe gjetja e trupave të tyre. Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Pak javë më parë, një tragjedi e ngjashme ndodhi në plazhin e Vilëbashtovë në Rrogozhinë, ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë e tij 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritën të dalin nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.

Liqeni i Hidrocentralit të Banjës. Angazhimi maksimal e profesional i Polumbarëve të Reneas bëri të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të katër shtetasve të mbytur në liqen, mbasditen e sotme.

Polumbarët e Reneas pas rreth 90 minuta kërkimesh, në kushte të pafavorshme për shkak të errësirës kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë të 4 shtetasve, që u mbytën pasditen e sotme në liqenin e hidrocentralit të Banjës, ( 46-vjeçarit A. Z., të dy djemve të tij, R. Z., 19 vjeç dhe E. Z., 14 vjeç si dhe të 20-vjeçarit M. Z).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME