Categories Lajme

Tragjike/ Brazil , 13-vjeçari vret me thikë mësuesen e tij, plagos pesë persona të tjerë

Një nxënës 13-vjeçar sulmoi dhe goditi me thikë katër mësues dhe dy shokë të klasës në një shkollë publike në Sao Paulo, Brazil.

Adoleshenti është dërguar në komisariat ku do të merret në pyetje, në prani të prindërve të tij. Njëri prej mësuesve humbi jetën, mësuesit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa lëndimet e nxënësve janë të lehta, tha ministri shtetëror i Arsimit Renato Feder. Për nder të profesorit është shpallur ditë zie treditore.

Feder shtoi se ishte ende herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit, duke shtuar se rasti po hetohet nga policia.

“Në rrethana normale, policia ushtarake do ta kishte çuar mësuesen në spital me helikopter, por për shkak se kishte pësuar një pengesë, ajo u transportua me makinë, si rezultat i së cilës dha frymën e fundit në rrugë”, tha Derite duke folur me gazetarët jashtë shkollës, në perëndim të Sao Paulos.

Një mësues i edukimit fizik ka arritur të ndalojë nxënësin të plagosë të tjerët.

“Ishte një akt heroik. E ka imobilizuar dhe është kujdesur që t’i marrë thikën. Pa këtë veprim heroik, kjo tragjedi sigurisht që do të kishte qenë shumë më e madhe”, shtoi ministri

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME