Categories Lajme

Tragjike/ Ekzekutimi i Erjon Pelivanit nga kunati i tij, nëna e viktimës mes lotësh: Vajza e vrasësit gënjeu….

Nëna e Erjon Pelivanit, e cila u vra nga kunati i tij Fatmir Tarellari ka deklaruar se vajzat e autorit se viktima e kishte përdhunuar që nga mosha 9-vjeçare janë gënjeshtra.

Në emisionin  e ‘news 24’, ajo u shpreh se në telefonin e djalit të saj të ndjerë nuk është gjetur asnjë lidhje me vajzën e autorit.

“Ajo tha sikur kishte marrëdhënie me djalin tonë, por në telefon djalin tonë nuk i doli asnjë lidhje me atë vajzën e tij. Të gjitha gënjeshtra, nuk doli asgjë, me kë u lidh dhe se ça bëri  di ajo, dhe ia hodhi djalit tonë.

Të gjitha të falsifikuara, u zbërthyen telefonat, i vajzës dhe i djalit tim. Telefoni është akoma në polici, se e kërkova si nënë se dua ta kem si kujtim, u zbërthye u bë fije fije dhe nuk u gjet asgjë djalit, asnjë kontakt me atë vajzën, bëri çfarë bëri ajo e di. I bëri sikur gjoja i kishte me djalin tonë”, tha nëna e viktimës.

Ajo shtoi se ditën kur varrosi të birin, Erjon Pelivani, nuk e lejuan ta shihte, duke shtuar se kur pa foton ditën e gjyqit pa që kokën ia kishte bërë copë copë.

“Më thanë nuk do ta hapim arkivolin, kur e pashë ditën e gjyqit në fotografi ia kishte bërë kokën copë copë. E çuam djalin për ndihmë ai na e vrau”, u shpreh ajo mes lotësh.

Nëna e Erjon Pelivanit tregoi edhe telefonatën e fundit me të birin: “Me Abazin ishim në shtëpi. Vrasësi kishte marrë gruan e tij i kishte thënë “Lona jam tek fabrika e çimentos, më është prishur makina, thuaj Erit të vijë të më ndihmojë”,m se kisha nja 4 muaj që ishin prishur për muhabete koti, Lona mori vëllain e saj dhe i tha “ka ngelur në shi iu është prishur makina”.

Djali mori të atin dhe e pyeti a të shkonte ta takonte tek fabrika e çimentos, mqs nuk flisnin. Abazi i tha “ik të keqen babi, por mos i bën shamatë për shtëpinë, ik ndihmoje se po nuk e ndihmove ti s’ka kush ta ndihmoj”. I thashë edhe unë në telefon, “ik të keqen mamaja ndihmoje”, sepse donim ti rregullonin gjëra. Mirë më tha “mama do të vete”, Vajti djali e priti plumbi (Qan).”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Masat/ Protesta e opozitës, policia e përgatitur për çdo skenar, 1300 efektivë në terren

Protesta e thirrur në orën 18:00 nga Opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME