Categories Lajme

Tragjike/ Ishin pronarë të një ‘shtëpie bari’ por u konfliktuan për 5 euro, si u vra Artjol Ramaj me çekiç në kokë

Familjarët e Artjol Ramajt e kanë denoncuar zhdukjen e tij në ‘Pa Gjurmë’ por si u vra 29-vjeçari shqiptar. Trupi i është gjetur në një zonë pyllëzuar sipas mediave spanjolle. Vrasje e të riut shqiptar mendohet se ka ndodhur për arsye të një konflikti për një borxh qesharak prej 5 eurosh, ndërkohë që vrasësi i tij është partneri në një ‘shtëpi bari’.

Policia katalanase ka arrestuar një burrë 52-vjeçar spanjoll, i cili marsin e kaluar, dyshohet se vrau shqiptarin 29-vjeçarin shqiptar në plantacionin e marihuanës, ku dhe ka nisur përleshja që përfundoi me vdekjen e këtij të riu. Autori për vdekjen e shqiptarit deri më tani është 52-vjeçari, pasi i ai e akuzonte të riun se i kishte vjedhur pesë euro. Pas sherrit mes tyre, dyshohet se 52-vjeçari e ka goditur shqiptarin me çekiç në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe trupin më pas e la në pyll. Trupi i të riut shqiptar u gjet në një zonë të pyllëzuar dhe kishte plagë që tregonin qartë se ai kishte  vdekur me dhunë. Ai kishte lëndime të rënda në kokë .

Siç detajohet nga policia katalanase në një njoftim për shtyp, hetimi nisi si pasojë e një denoncimi për zhdukjen shqiptarit më 4 mars.  Hetuesit u tërhoqën dhe u kthyen në shtëpinë ku i riu i vdekur ishte një ‘kopshtar’ për një plantacion marihuanë. Më 8 prill , partneri i tij , 52-vjeçari me kombësi spanjolle, i cili më parë ishte arrestuar për shkak të trafikut të drogës, iu komunikua sërish arrest si autori i dyshuar i vrasjes së të riut shqiptar.

Më 11 maj, pasi qëndroi dy ditë në komisariatin e Santa Coloma, autori u la në burg. Nuk është krimi i parë i këtij viti që lidhet, në një mënyrë apo tjetër, me kultivimin dhe trafikimin e marijuanës në Katalonja  dhe ku viktimat janë shqiptarë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME