Categories Lajme

Kujdesej për çiftin e moshuar, 34-vjeçarja i vjedh 75,000 £ nga llogaria bankare

Një grua 34-vjeçare e cila kujdesej për një çifti të moshuar, i ka vjedhur më shumë se 75,000 £ nga llogaria e tyre bankare.

Këto para ajo i ka përdorur në lojërat e fatit, për të blerë drogë dhe për t’u ushqyer.

Rebecca Fidler, 34 vjeç, ishte punësuar për të ndihmuar çiftin në Carlisle, Cumbria për shkak të moshës së thyer. Çifti i besoi asaj kartën bankare për të tërhequr pensionin e tyre, por ajo ia harxhoi të gjitha kursimet e jetës. Bill Gass, një veteran i Marinës Mbretërore i cili shërbeu në flotën e Princit Philip në Luftën e Dytë Botërore, dhe gruaja e tij Annie thanë se nuk kishin asnjë ide se çfarë po bënte Fidler. Gass fatkeqësisht vdiq dhjetorin e kaluar përpara se Fidler të dilte para drejtësisë.

Annie tha për Daily Mail: Ajo mendoi se do të shpëtonte. Ne i besuam asaj. Policia erdhi dhe na tregoi se shumë nga paratë tuaja kanë dalë nga banka. Ajo ishte duke u kujdesur mirë për ne dhe nuk e kuptuam që po na mashtronte që prej fillimit.

Ajo kujdesej për çiftin e moshuar duke i ndihmuar në pastrim, blerje ushqimesh dhe gatim, si dhe duke tërhequr pensionin për ta.

Një hetues mashtrimi raportoi në policinë e Cumbria se shuma të mëdha parash ishin transferuar nga llogaria e të moshuarve në një llogari tjetër që i përkiste Fidler.

Çifti u tronditën kur zbuluan se i kishin mbetur vetëm rreth 2000 £.

Banka ku çifti kishte hapur llogarinë e ka rimbursuar zonjën Gass me 40,000 £. Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME