Categories Covid-19

Tragjike,74 raste në Vlorë, 19-të humbje njerëzore, 846 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Në vend është shënuar sot një tjetër shifër e lartë viktimash nga koronavirusi. Gjatë 24 orëve të fundit sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë kanë humbur 19 persona kanë humbur betejën me virusin, duke e çuar në 889 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë. I lartë është edhe numri i rasteve të reja. Në orët e fundit janë konfirmuar 846 raste pozitivë. Ndërkohë numri i të shëruarëve sot është 312.

Njoftimi i plotë , Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarë të mos e ulin vigjilencën për respektimin e rregullave të distancës, maskës së detyrueshme, higjienës dhe kufizimit të kontakteve, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të ulur numrin e të prekurve nga virusi SARS-COV2.

Situata në 24 orët e fundit paraqitet si vijon: Janë kryer 2.308 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 457 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 846 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

265 raste në Tiranë, 113 raste në Durrës, 108 raste në Fier, 82 raste në Elbasan, 74 raste në Vlorë, 72 raste në Korçë, 31 raste në Pogradec, 26 raste në Lushnje, 13 raste në Has, 10 raste në Peqin dhe Delvinë, 7 raste në Tropojë dhe Kurbin, 6 raste në Krujë, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Shkodër dhe Mat, 3 raste në Kuçovë, 2 raste në Kavajë dhe Gramsh, 1 rast në Malësi e Madhe, Berat.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 312 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 21.286 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 469 pacientë, 31 në terapi intensive, 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 19 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasan, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetare nga Gjirokstra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (05 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 846, Të shëruar ne 24 orë 312, Të shtruar në spitale 469, Humbje jete në 24 orë 19, Testime ditore 2.308, Testime totale 201.634, Raste pozitive 42.148, Raste të shëruara 21.286, Raste Aktive 19.973, Humbje jete 889. Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10680, Durrës 1375, Elbasan 865, Fier 1541, Korçë 1088, Vlorë 1017, Shkodër 854, Lezhë 726, Berat 653, Kukës 422, Dibër 238, Gjirokastër 514.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME