Categories Bota

Traileri humb kontrollin dhe merr përpara makinat dhe policët (Video)

Shtetet e Bashkuara këtë javë janë përfshirë nga masa të ftohta atmosferike që përhapin dëborë dhe mjegull nëpër vend. Fenomenet e motit po bëhen shkas për aksidente. Një ngjarje e tillë dramatike u filmua të premten, por pa pasoja për jetën e përsonave të përfshirë. Mjegulla e dendur në një autostradë të shtetit amerikan të Teksasit u bë të premten vatër aksidentesh automobilistike.

Një ekip xhirimi që po filmonte karambolet e rastit për pak sa i shpëtoi tragjedisë kur një trailer me fushëpamje të kufizuar u përmbys në përpjekjen për të evituar përplasjet me automjetet e tjera. Rimorkioja e mjetit goditi një nga oficerët që ndodhej për të hetuar një aksident të mëhershëm, ndërsa plagë mori edhe shoferi i trailerit. Dy personat u transportuan në spital pa rrezik për jetën.

Ndërsa mjegulla e trashë mbuloi rajonin, mjeti i përmbysur në rrugë u bë shkak për aksidentimin e katër autoveturave të tjera. Një stuhi dimërore komplekse që po lëviz nga jugperëndimi në veri këtë javë ka sjellë në Shtetet e Bashkuara shira, cirkatë dhe dëborë.

Skena të dimrit të egër vërejti edhe shteti zakonisht me diell i Kalifornisë. Bllokimi i qarkullimit të rregullt të makinave nga bora e dendur shtyu më shumë banorë drejt ambienteve të brendshme, për të konsumuar në restorantet vendase gatimet karakteristike të stinës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME