Categories Lajme

Trajleri i përplasi në ambulancë, humb jetën pacientja, rëndë infermieri

Ka ndërruar jetë në spital pacientja 82-vjeçare ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë infermieri Aleksandër kati 54 vjeç, të cilët ndodheshin në ambulancë kur kjo e fundit u përplas me një trajler katër ditë më parë. Burime zyrtare bëjnë me dije se Gjyakata e Beratit ka caktuar masën e arrestit për drejtuesin e trajlerit. Rusi Zako Brajeviç është 50 vjeç dhe u cilësua si fajtor për përplasjen me ambulancën që po transportonte të moshuarën e sëmurë drejt Spitalit të Beratit.

Kujtojmë se aksidenti ndodhi katër ditë më parë në aksin rrugor Berat-Urë Vajgurore, në vendin e quajtur “Otllak” dhe si pasojë e aksidentit të rëndë u plagosën: drejtuesi i ambulancës Arben Merko,58-vjeç; infermieri Aleksandër Kati,54-vjeç; e sëmura Llambrini Ashani 82 vjeç dhe familjarët e saj N.Ashani 52vjeç dhe A.Ashani 56 vjeç.

Mësohet se të plagosurit ndodheshin të gjithë brenda ambulancës që humbi kontrollin pas përplasjes dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. 82-vjeçarja Llambrini Ashani nuk mundi tu shpëtojë dot plagëve të marra dhe gjeti vdekjen në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë edhe infermieri Aleksandër Kati,54-vjeç. Edhe pse pas ekzaminimit paraprak të vendngjarjes u dyshua se shkak për aksidentin ishte bërë shpejtësia e madhe me të cilën po qarkullonte ambulanca në këtë aks, pas ekzaminimit të provave në vendngjarje dhe qartësimit të dinamikës së askidentit, rezultoi se trajleri që po futej në një pulari i kishte prerë rrugën ambulancës dhe policia arrestoi në mbrëmje 54-vjeçarin Rus, Zako Brajeviç.

Ai u përball sot me togat e zeza në Gjykatën e Beratit, për tu njohur me masën e arrestit. Gjyqtari Durim Hasa,në bazë të provave të grumbulluara e ka cilësuar të vlefshëm arrestimin e tij dhe ka dhënë masën e sigurisë “Garanci Pasurore” me vlerën 10 milion lekë, me kusht “detyrimin paraqitje” brenda një muaji në Prokurorinë Berat. Sipas gjyqtarit Durim Hasa, në rast të shkeljes së garancisë pasurore, shtetasi rus rrezikon burgun.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste drogë, pranga 35-vjeçarit në Bërzhitë!

Një 35-vjeçar është vënë në pranga në Bërzhitë për shitje droge. Policia i ka sekuestruar E.Tafanit 833…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i Sori-Al! DETAJE

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka reaguar pas helmimit të 64 kursantëve të Akademisë së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“The Albanian Files”, harta e resorteve mbi natyrën shqiptare

Autorë: Erisa Kryeziu dhe Vjolanda Peca | Citizens.al “Në një botë autokratësh, a mund të…

LEXO ME SHUME