Categories Sport

Trajneri i Anglisë komenton shortin: Shqipëria mund të na befasojë, ka lojtarë shumë të talentuar

Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka folur pas shortit të kualifikueseve të Botërorit.

“Serbia dhe Shqipëria kanë lojtarë individualë shumë të talentuar, një grup shumë emocional, një turmë shumë emocionale. Kështu që ata gjithmonë mund të befasojnë.

Ne duhet ta marrim këtë shumë seriozisht.

Është një ndeshje e parë me Letoninë, kështu që një sfidë e re për të gjithë ne.

Dhe atëherë ne jemi favorit të qartë, natyrisht, kundër Andorrës, por kualifikimi është çelësi tani.

Kualifikimi është prioriteti kryesor. Duhet të jemi serioz.

Duhet të jemi të vendosur dhe duhet të tregojmë se për çfarë duam në këtë grup prej pesë kombëtaresh. Hendeku mbyllet gjithnjë e më shumë midis kombeve të mëdha dhe kombeve të vogla.

E shihni në Euro kohët e fundit. Nuk ka rezultate që janë bërë para se të luhet ndeshja.

Kombet e vogla janë bërë gjithnjë e më të fortë. Kështu që ne duhet të fitojmë vendin tonë”, deklaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME