Categories Sport

Trajneri i Portugalisë: Është e qartë se Ronaldo është më i miri në botë

Trajneri i ekipit kombëtar të Portugalisë, Fernando Santos, beson se paraqitja e mbrëmshme e Cristiano Ronaldos, që i shënoi katër gola, është dëshmi e qartë se ai është futbollisti më i mirë në botë.

Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për Kampionatin Evropian me 25 gola, pasi shënoi katër herë në fitoren 5:1 të Portugalisë kundër Lituanisë, transmeton Gazeta Express.

Ylli 34-vjeçar ishte i pandalshëm në ndeshje kualifikuese për EURO 2020 të Grupit B në Vilnius, ku ai e festoi het-trikun e tij të tetë për Portugalisë, përderisa edhe e arriti shifrën prej 93 golash me Kombëtaren

Pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo, krahasohet vazhdimisht me pesë-herë fituesin tjetër të Topit të Artë, Lionel Messin, në debatin se cili është futbollisti më i mirë në botë. Mirëpo, për trajnerin e Portugalisë përgjigja në këtë pyetje është e qartë.

“Kjo është dëshmia e qartë dhe e pakthyeshme  se ai është futbollisti më i mirë në botë”, tha Santos, pas ndeshjes kundër Lituanisë.

“Nuk ka asnjë stadium në botë ku nuk duartrokitet Ronaldo. Ne shkuam në Paris në ndeshjen time të parë dhe hoteli në Francë ishte përballë rrugës. Kishte me mijëra njerëz para derës sonë”.

“Mendoj se është e çuditshme kur ai nuk shënon. Ata thonë se karriera e tij po merr fund… asgjë nuk po merr fund.  Duhet të jesh i kujdesshëm sepse nuk merr fund asnjëherë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Shqipet trondisin Serbinë! Manaj vendimtar, kuqezinjtë mbajnë gjallë ëndrrën për Botëror

Në një ndeshje historike në Leskovac, Shqipëria triumfoi 0-1 ndaj Serbisë, falë një super-goli të…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Serbi–Shqipëri në Leskovac, sot zhvillohet dueli që vendos fatin e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është gati për një nga sfidat më të rëndësishme të eliminatoreve të Kupës…

LEXO ME SHUME