Categories Lajme

Trajtimi bimor me majdanoz për lëkurë të butë e të shëndetshme

Mënyra më e mirë për të pasur një lëkurë të paraqitshme është ushqyerja. Produktet natyrale dhe bimore janë tepër miqësore me lëkurën dhe i japin atë për të cilën ajo ka nevojë. Një prej produkteve më të mira bimore për shëndetin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm është majdanozi. Me këtë barishte të shëndetshme ju mund të bëni një maskë të shkëlqyer që rikthen nuancat e shëndetshme të saj. Në këtë artikull do të mësoni përgatitjen e një maske të thjeshtë me tre përbërës: majdanoz, uthull molle dhe kos. Maska është shumë e dobishme dhe e mbron lëkurën.

Uthulla e mollës Uthulla e mollës parandalon shfaqjen e akneve. Sipas informacioneve ajo funksionon edhe si tonik dhe eliminon qelizat e vdekura të cilat formojnë një shtresë të thatë të lëkurës. KosiPërfitimet e kosit për bukurinë janë të panumërta. Aplikimi i kosit në lëkurë e zbut atë dhe e bën më të lëmuar. Kosi lufton shenjat e plakjes dhe i jep lëkurës një paraqitje më rinore. Majdanozi Majdanozi shërben si antioksidant dhe lufton inflamacionin e lëkurës. Ai përdoret kundër të nxirave, njollave, të djegurave dhe pickimeve.

Maska Në një tas të thellë përzieni gjysëm gote uji me majdanoz të grirë hollë. Shtoni dy lugë gjelle me uthull molle dhe tre lugë gjelle me kos. Përziejini përbërësit mirë deri sa të krijohet një masë homogjene. Vendoseni maskën në fytyrë dhe shmangni zonat e ndjeshme si ajo e syve. Mbajeni maskën për 20 minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë. Sugjerohet që maskën me majdanoz mund ta bëni dy herë në javë vetëm nëse fytyra juaj nuk është e ndjeshme ndaj kësaj barishteje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME