Categories Lajme

Transaksionet në euro brenda vendit, rekord në 2023, mbi 154 mijë transferta me vlerë 2.5 mld euro

Për periudhën janar-gusht sistemi AIPS, që proceson transaksionet në euro të klientëve të bankave brenda Shqipërisë ka rritur një rekord të ri. Deri në fund të gushtit janë realizuar përmes këtij sistemi pagesash një total prej 154,160 transaksionesh, duke kaluar numrin e transaksioneve të këtij lloji të kryera përgjatë gjithë vitit të shkuar prej 153,972.

Banka e Shqipërisë raporton se janë transferuar përmes këtij sistemi deri në gusht më shumë se 2.5 miliardë euro. Vitin e shkuar, u transferuan përmes sistemit AIPS brenda vendit një total prej 3.3 miliardë eurosh. Muaji gusht është edhe ai që këtë vit ka regjistruar volumin më të lartë të pagesave në euro brenda vendit me një total transaksionesh prej 385 milionë eurosh.

Sistemi AIPS funksionon që vitin e shkuar dhe është një prej zhvillimeve më të rëndësishme sa i përket sistemit të pagesave në vend. Më herët, transfertat kombëtare në Euro bëheshin vetëm nëpërmjet përdorimit të llogarive që bankat shqiptare kanë në banka korrespondente jashtë vendit.

Kjo rrugë krijonte vonesa në kohë dhe mbi të gjitha, kosto shumë më të larta krahasuar me transfertat në lekë. Në terma praktikë, transfertat drejtoheshin të bankat mëmë, të cilat kryenin edhe veprimet me kosto shumë të larta, të cilat shkonin deri në 200-300 euro për çdo transaksion, ndërkohë që vonesa në kohë ishte një problem më vete. Vetëm gjatë vitit të shkuar u kursyen rreth 10 milionë euro kosto në formën e transfertave mes bankave korrespondente.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME