Categories Lajme

Transporti i parave drejt zgjidhjes – Negociatat me Lufthansën, në fazë të avancuar

Negociatat me grupin Lufthansa për të rinisur transportin e parave jashtë vendit janë në fazë të avancuar. Shoqata Shqiptare e Bankave shprehu të mërkurën besimin se kjo çështje do të marrë së shpejti një zgjidhje, edhe falë masave të reja të sigurisë të marra në Aeroportin e Tiranës. Gjatë një takimi me mediat, kryetari i Bordit Drejtues të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Silvio Pedrazzi, mbështeti masat e marra pas grabitjes, duke përfshirë vendosjen e ushtrisë në perimetrin e jashtëm të aeroportit.

Zoti Pedrazzi shpjegoi se transporti periodik i parave jashtë vendit është një proces i domosdoshëm, i lidhur me tepricën e likuiditetit në valutë të sistemit bankar shqiptar. Ai tha se bankat mbështesin forcimin e rregullave të sigurisë në të gjithë zinxhirin e transportit të vlerave monetare, por sidomos një zbatim më të rreptë të normave ekzistuese.

Pedrazzi shpjegoi se i gjithë procesi i vendosjes së parave jashtë karakterizohet nga një përqendrim i lartë, për shkak të kufizimeve operacionale. Menaxhimi fillestar i cash-it që dërgohet jashtë ofrohet nga shumë pak banka, një ndër të cilat është Raiffeisen International. Fakti që me linjë direkte drejt Vienës operon një operator fluturimesh dhe që këto dërgesa janë të kushtueshme, i kufizon zgjedhjet e bankave në këtë drejtim.

Për grabitjen e dy javëve më parë u shpreh të martën edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ai tha se i gjithë sistemi bankar në vend është i shqetësuar nga përsëritja e këtyre ngjarjeve dhe nga ndikimi i tyre në imazhin e vendit para investitorëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkodër/ Asgjësohen 2098 bimë narkotike kanabis! Arrestohen 2 persona

Një operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike është zhvilluar në Shkodër, ku janë asgjësuar përmes djegies…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

28-vjeçari është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare të bashkëjetueses së tij

Një 28-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës, pasi dyshohet se tentoi të vriste nënën 43-vjeçare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë: Do t’i bashkohem protestës

Eurodeputetja italiane , pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për SOT, e Premte 26 Qershor 2026

Dashi Nëse keni pasur zënka me partnerin tuaj, hidheni vete hapin e pare drejt pajtimit.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 35-vjeçari me kokainë dhe kanabis, ja zonat ku vepronte

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Implikimi” dhe ka arrestuar një 35-vjeçar…

LEXO ME SHUME