Categories Lajme

Transportonin drogë nga Holanda dhe Shqipëria dhe e shisnin në Itali, gjykata ul dënimin për dy shqiptarët (EMRAT)

Gjykata e Kasacionit në Itali ka anuluar tre dënimet e vendosura në Apel për tre prej të pandehurve të përfshirë në operacionin “Taxisti” të zhvilluar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Leçes.

Bëhet fjalë për 34-vjeçarin Bledar Bajramaj, shqiptar por me banim në Milano dhe Feim Lamaj, 38-vjeçari tjetër shqiptar, me banim në provincën e Pistoia. Secilit prej tyre ishte i dënuar me 20 vjet burg.

Dënimi i tretë është ai i Salvatore Circelli, 30 vjeç nga Lizzano, në provincën e Tarantos, i cili ishte dënuar nëntë vjet e 4 muaj në Apel.

Hetimi kishte të bënte me trafikun e drogës, të importuar nga Holanda dhe Shqipëria, dhe rishitur në sheshet e provincave Lecce, Brindisi dhe Taranto dhe përfundoi në dhjetor 2019 me 12 arrestime.

Hetimet e kryera nga njësia e policisë ekonomike dhe financiare të Tarantos nisën nga një kontroll në periferi të vendit, gjatë të cilit u gjetën armë ushtarake.

Kanë qenë tre organizata kriminale të identifikuara nga hetuesit dhe prokurorët, të përbërë nga italianë dhe shqiptarë, që merreshin me aktivitetin e importit të drogës për t’u shpërndarë në vende të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 12 Shtator 2026

Dashi Nuk është dita më e mirë për të vepruar të vetëm dhe për të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME