Categories Lajme

Transportonin kanabis me motorçikletë, dy të arrestuar në Cërrik

Dy persona janë arrestuar në Cërrik pasi u kapën duke transportuar 10.4 kg kanabis. Të arrestuarit A.T. 27 vjeç dhe E.J. 20 vjeç u ndaluannë hyrje të fshatit Klos  duke udhëtuar me një motorçikletë pa targa, me të cilën transportonin 2 thasë me kanabis.

Në kërkim për këtë ngjarje është shpallur edhe një person i tretë, një 33-vjeçar, si bashkëpunëtor në këtë aktivitet.

27-vjeçarit me iniciale A.T. iu gjet një pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Sipas policisë, këta persona në bashkëpunim me të tjerë, prej disa kohësh ushtronin veprimtaritë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në territorin e qarkut të Elbasanit.

Policia sekuestroi 10.4 kg kanabis, 1 pistoletë, municion luftarak dhe 3 celularë. Gjithashtu, u sekuestruan edhe 4 armë gjahu, 1 armë sportive dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u gjetën gjatë kontrolleve në banesat e dy të arrestuarve.

Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME