Categories Lajme

Traseja e re pranë tunelit të Llogarasë, ARRSH njofton për shpërthim të kontrolluar

Një shpërthim i kontrolluar do të kryhet sot rreth orës 11:30, pranë tunelit të Llogarasë, në kuadër të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse në këtë zonë.

Sipas njoftimit zyrtar nga ARRSH, shpërthimi do të realizohet rreth 1 kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës, me përdorimin e një sasie të vogël eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës. Autoritetet bëjnë me dije se procesi është planifikuar në mënyrë të tillë që të mos pengojë trafikun.

Ndërkohë, qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve u kërkohet mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të punimeve.

“Në vijim të punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, sot në orën 11:30, rreth 1km nga dalja e tunelit të Llogarasë, në drejtim të Palasës, është parashikuar të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës, pa penguar trafikun.

Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit, me qëllim menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve gjatë këtij procesi.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME