Categories Lajme

Trazirat në Kongresin amerikan 6 muaj më parë

Një burrë i përfshirë në trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan është deklaruar fajtor ndaj dy akuzave, si pjesë e një marrëveshje për pranimin e fajësisë dhe për të bashkëpunuar me prokurorët që hetojnë trazirat e Kapitolit. Graydon Young, anëtar i një grupi të krahut të djathtë të quajtur “Oath Keepers”, u akuzua së bashku me 15 anëtarë të tjerë për komplot për të bllokuar çertifikimin e zgjedhjeve presidenciale 2020.

Burri nga Florida u deklarua fajtor për komplot dhe pengim të një procedure zyrtare. Akuza e fundit mbart një denim deri në 20 vjet burgim. Por ka të ngjarë që ai të shërbejë më pak kohë, duke pasur parasysh marrëveshjen e tij për të bashkëpunuar me hetuesit. Ai gjithashtu ra dakord të paguante $ 2,000 në dëmshpërblim për dëmin e shkaktuar në Kapitol.

Zyrtarët thonë se Young shihet në video teksa futet në ndërtesë. Ai ka në kokë një helmetë dhe ka veshur me jelek taktik, veshje që përdoren nga njesitë ushtarake. Gjatë dy javëve të fundit, katër individë të tjerë të përfshirë në trazira janë deklaruar fajtorë. Akuza janë ngritur ndaj afro 500 vetëve për krime të ndryshme. Young, i cili u arrestua në shkurt, do të dënohet në korrik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME