Categories Lajme

Tre 20-vjeçarë ndahen nga jeta, ishin “live” në Instagram gjatë përplasjes

Udhëtimi i çmendur me makinë me miqtë, britmat, pastaj përplasja fatale. Ata vdiqën teksa ishin “live” në Instagram në një aksident të tmerrshëm në Via Casilina, në San Vittore del Lazio, afër Frosinone. Matteo Simone 19 vjeç, Luigi Franzese, 20, Carlo Romanelli 19, nga Mignano Montelungo, i cili po udhëtonte me një Alfa Mito si dhe Claudio Amato, 52- vjeçari i cili po udhëtonte me një Fiat Sedici, ndërruan jetë në vend pas aksidentit.

Një nga viktimat, Luigi Franzese, ishte drejtpërdrejt në faqen e tij në Instagram kur ndodhi përplasja kokë më kokë dhe shumë miq të tyre ishin dëshmitarë të tragjedisë. Një përplasje e dhunshme që mbylli jetën e të katërve në pak sekonda, por jo celularin me të cilin njëri nga djemtë ishte në lidhje “live’. Telefoni vazhdoi të transmetonte imazhet, kur ekipet e shpëtimit mbërritën në vend dhe filluan të punonin në një përpjekje të kotë për të shpëtuar të rinjtë.

Për të katërt mjekët nuk kishin asgjë për të bërë. Familjet e djemve mbërritën në vendin e ngjarjes. Carlo Romanelli ishte në vitin e fundit të shkollës së mesme “Carducci” në Cassino. Në qershor ai do të jepte provimet përfundimtare. Prindërit janë të njohur në zonë, ata janë pronarë të ndërmarrjes së transportit publik që operon midis Cassinate dhe Casertano. Luigi Franzese (djali i një oficeri policie që shërbente në selinë e policisë Caserta) dhe Matteo Simone, kishin marrë pjesë në “Itis Cassino”. Ai vitin e kaluar ishte diplomuar. Të tre djemtë, miq me njëri-tjetrin jetonin brenda pak kilometrash nga njëri-tjetri. Claudio Amato, i lindur në 1969, ishte duke drejtuar Fiat Idea. Ai doli për të blerë pica dhe po kthehej në shtëpi në fshatin Campo Zillone, kur edhe përplas me makinën e të rinjve. Ai punonte në një fabrikë në Rocca d’Evandro.

“Një tragjedi e madhe, e cila i ka lënë të gjithë pa frymë, pasi këtë mëngjes i gjithë qyteti po qan.” Kështu u shpreh Antonio Verdone, kryetari i bashkisë së Mignano Monte Lungo, qyteti në provincën e Caserta nga ishin me origjinë 4 viktimat e aksidentit që ndodhi dje në mbrëmje rreth orës 20.30 në Casilina, afër San Vittore del Lazio, në Romë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Djegia e tragetit në Sarandë, pronarët dyshojnë te zjarrvënia e qëllimshme

Një traget është djegur sot rreth orës 12:00, në kalatën e Portit të Sarandës. Trageti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter në Tiranë

Një turiste gjermane ka rënë nga ujëvara në zonën e Çarçovës në Përmet duke shkaktuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna me dy fëmijë të mitur janë ende të zhdukur, ndërsa vajza 9-vjeçare u gjet e mbytur, zbardhet dëshmia e 31-vjeçarit

Shtetasi Erdgys Arrazi ka dhënë deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës teksa është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Foto/ Ky është autori i vrasjes së të moshuarve në Dropull!

Thoma Mastora është 69-vjeçari që dyshohet se vrau të moshuarit Kosta dhe Kleoniqi Ilia në…

LEXO ME SHUME