Categories Lajme, Teknologji

Tre hapa të thjeshtë se si të mos bini ‘pre’ e blerjes së celularëve të falsifikuar në Shqipëri

Informaliteti në Shqipëri vazhdon ende të jetë i lartë, duke prekur deri në 30-35% të Prodhimit të Brendshëm Btuto. Një nga plagët më të thella të tij është shitja e aparatëve celularë, apo tabletëve nga rishitës të paautorizuar.

Në tregun vendas, për fat të keq mund të gjenden me dhjetëra shembuj produktesh të falsifikuara apo të përpunuara, të cilat shiten më pas në mënyrë të rreme si të reja. Në Tiranë janë disa rrugë ky dyqane të tilla lulëzojnë, si në zonën e Myslym Shyrit, ku ato duken edhe më të pranishme, por ka edhe mjaft rrugë të tjera ku i njëjti fenomen përsëritet.

Një element që mund t’i bëjë këto produkte të dallohen nga konsumatori se ka diçka që nuk shkon, është se ato shiten tepër lirë, madje në disa raste deri në 30% më lirë se çmimi më i lirë në dyqanet e autorizuara, pa përmendur faktin se në shumicën e rasteve bëhet fjalë për produkte të hyra kontrabandë. Në fakt, fenomeni i kalimit të paligjshëm të mallrave me çanta vazhdon të mbetet shqetësues në Shqipëri dhe të godasë konkurrencën e ndershme dhe tregtinë e lirë.

Për të shmangur rrezikun e të blerit produkte të falsifikuara, të kontrabanduara, apo të përdorura më parë dhe që shiten si të reja pas modifikimeve, nga shitës që punojnë në të zezë dhe që nuk janë të regjistruar, blerësi ka disa hapa që mund të ndjeke për të shmangur që të bjerë në rrjetën e këtyre kontrabandistëve, që nuk paguajnë asnjë taksë në arkën e shtetit:

1 – Të kërkojë kupon ose faturë tatimore

2 – Të kërkojë fletën e garancisë së produktit

3 – Të verifikojë çmimet edhe në pikat e tjera. Kur çmimi është shumë më i lirë se konkurrenca, kjo mund të jetë shenjë se produkti është i falsifikuar, apo i përdorur më parë.

Këto janë tre hapa shumë të thjeshtë, por që mund t’iu shpëtojnë që të bëheni viktimë e blerjesë së produkteve jo origjinale, por të falsifikuara. Një tretër rrezik i produkteve të falsifikuara apo kontravanduara është se në rast se shteti vendos t’i godase me vendosmëri këto fenomene, në disa vende janë marrë masa deri në bllokimin e IMEI-t të këtyre aparatëve, që do të thotë pamundësi për ta përdorur aparatin celular të kontrabanduar.BW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME