Categories Lajme

Tre shqiptarë në Greqi bëjnë për spital bashkatdhetarin, e goditën me dërrasa me gozhdë

Tre shqiptarë kanë goditur me dërrasa me gozhdë bashkatdhetarin e tyre në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Rodosit të quajtur Kolimbia, ku një 54 vjeçar është rrahur brutalisht nga tre shqiptarë, të cilët akuzohen edhe për vrasje të mbetur në tentativë.

Konflikti midis tyre kishte lindur pas sherreve të shumta midis shqiptarëve që punonin për 54-vjeçarin, të cilët merreshin me shtrime pllakash dhe rikonstruksione shtëpish. Raporti mes tyre ishte përkeqësuar që pas muajit prill ku mes 54-vjeçarit dhe tre shqiptarëve ka pasur përplasje verbale, aq sa këta të fundit e kanë kërcënuar që nëse i denonconte nuk do ta linin të gjallë.

Pas përplasjeve verbale, tre shqiptarët kanë shkuar në hotelin e 54 vjeçarit dhe e kanë sulmuar me dërrasa me gozhdë ndërsa bërtisnin se do ta vrisnin. Ndërtuesi në atë moment ka qenë i vetëm kundër tre shqiptarëve dhe nuk ka pasur mundësi që të reagojë, shkruajnë mediat greke. 

Ata e kanë goditur tri herë radhazi në kokë me dërrasat që mbanin në duar. 54 vjeçari është përpjekur të mbrohej por nuk ia doli dot duke rënë pa ndjenja dhe duke e kthyer vendin në një pellg me gjak.  Në atë moment punëtorët e tjerë, mes tyre edhe dhëndri i tij kanë ndërhyrë ndërsa tre shqiptarët janë larguar duke thënë që “lëre të vdesë aty”.

Dhëndri e ka transportuar me urgjencë në Qendrën Mjekësore Archangelos ku është konstatuar traumë e madhe, mavijosje dhe çarje të kafkës në të njëjtën zonë. Prej aty ai është transportuar me urgjencë me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodosit, ku prej dy ditësh është trajtuar në klinikën e kirurgjisë. Ai ka dëmtime të kokës, gjakderdhje dhe lëndime të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME