Categories Lajme

Tre të vrara dhe tre të plagosura/ Flet Zaim Hysa: Si mësova për masakrën e Dan Hutrës

Familja Hysa përjetoi humbjet më të rënda nga dora gjakatare e Dan Hutrës, vrasësit serial që më 1 Mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera.

Në familjen e ish-bashkëjetueses së tij Elena (Alketa) Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe.

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus ka intervistuar famijen Hysa. Babai i Elena Hysës ka treguar si mësoi ngjarjen për herë të parë.

Spartak Koka: Si e mësuat ngjarjen? Kush ju njoftoi?

Zaim Hysa: Unë isha tek vëllai. Kur erdha nga shtëpia gjeta policinë këtu. Një komshiu më thotë mua ndalu njëherë. Unë duke u talluar me atë komshiun, duke i thënë pse rri këtu. I pashë njerëzit po thashë….Më thotë ndalu këtu ndalu, sepse s’ke për të shkuar atje. Ishin njerëz këtu. Të kanë vrarë te shtëpia. Çfarë më kanë vrarë? Edhe nuk durova dot më.

Spartak Koka: E more vesh kë të kishin vrarë, kë të kishin plagosur, kush ta kishte bërë?

Zaim Hysa: Jo.

Spartak Koka: Ta thanë që kush e ka bërë krimin?

Zaim Hysa: Jo.

Spartak Koka: Ta tha pastaj policia kur erdhe këtu?

Zaim Hysa: Jo. Policia s’e dinte për vete.

Spartak Koka: Ty ku të shkoi mendja?

Zaim Hysa: Unë e dija që ky e ka bërë këtë.. Edhe më pyetën mua këta, a ke folur me të? Kur ka dalë prej burgu? S’di gjë unë thashë kur ka dalë, po për të folur kam folur.

Spartak Koka: Kishe folur ti pasi ka dalë nga data 16 Shkurt? Kishe folur në telefon me Dan Hutrën?

Zaim Hysa: Po. Ka marrë ai në telefon. Më tha mua, kur t’i bie ato lekët që të kam borxh. 3300 Euro. Gjoja sipas atij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME