Categories Lajme, Turizëm

Tregohen masat që po diskutohen për verën: Turistëve do u kërkohet…

Ministri i Turzimit Blendi Klosi tha në studion e emisionit “Opinion” se shteti shqiptar shpreson që në muajin Maj të nisin fluturime charter për turistë të huaj që mund të vijnë në Shqipëri.

“Ne shpresojmë që në muajin Maj turistët të fillojnë fluturimet charter në Shqipëri dhe do të jemi përpara vendeve të rajonit”, tha Klosi. Por Klosi bëri të ditur se gjithçka do të jetë në varësi se si do të vijojë situata dhe duke ndjekur një portokoll rregullash dhe kujdesi. Më tej akoma, ai bëri të ditur edhe një diskutim që po bëhet në Organizatën Botërore të Turizmit për ato që quhen pasaporta shëndetësore të turistëve.

“Në diskutimet që ne bëjmë me Organizatën Botërore të Turizmit po bëhet gjithmonë e më e rëndësishme pasaporta për mjekimin, çfarë analizash ka bërë dhe nga vjen. Në një nga debatet Ministri Italian i Turizmit tha: Pse habiteni, sepse kushdo që vjen në Europë duhet të tregojë çfarë vaksinash ka kryer”, u shpreh ministri.

Më tej Klosi tha se nga parashikimet, kriza e koronavirusit do na kthejë 5 – 7 vite pas në fushën e turizmit. “Ajo që parashikohet nga studimi global është që do të kthemi pas 5 deri në 7 vjet. Përfitimi që ne kemi janë cmimet, strukturat e zhdërvjellta dhe pozicioni në rajon”, u shpreh Klosi./Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME