Categories Lajme

Tregon infermieri shqiptar: Kthimi nga Italia pa përqafime vetëm përshëndetje në distancë

Rikthimi i mjekëve dhe infermierëve nga misioni në Itali u prit me duartrokitje. Infermieri Korab Gjana tregon vështirësinë e punës që ka bërë atje dhe falënderimet e panumërta të pacientëve italian. Rikthimi në shtëpi shprehet ai, ishte si emocionues edhe i vështirë. Lajmi për dërgimin  e 30 mjekëve dhe infermierëve  që shkuan në Itali për të luftuar ndaj koronavirusit u prit me sshuëm reagime, dikush spekuloi e dikush duartrokiti. Një muaj kaloi shpejt dhe rikthimi i tyre në Shqipëri përsëri u duartrokit. Infermieri Korab Gjana ishte një prej tyre. Ai tregon Për Ora News emocionet dhe pasigurinë e ditëve të para. Ai ishte vendosur në një prej spitaleve me më shumë pacientë. ”Ka qenë problem kur kemi pasur pacientë me patologji të tjera, psikozë etj e cila e bën edhe më të vështirë dhënien e shërbimit. Gjithashtu ishte dhe rreziku më i lartë për tu infektuar, sepse ata nuk e kontrollonin veten dhe ishin të rrezikuar realisht nga veprimet e tyre.”

Kolegët italianë i pritën me entuziazëm dhe me shumë mirënjohje, tregon ai , ndërsa emocionuese ishin dhe falënderimet e pacientëve kur mësonin se po i shërbente një nga delegacioni shqiptar. ”I thoje jam filani nga delegacioni i Shqipërisë, ato na prisnin me kënaqësi të madhe. Ishim shumë me fat dhe po jetoja një satisfakjson shumë të madh në punë.” Rikthimi në Shqipëri ishte emocionues, malli për familjen ishte i madh, por trishtimi qëndronte në faktin se nuk do të mund t’i përqafonin dot. ”Momenti që erdha ishte një moment shumë emocional por edhe shumë i trishtë sepse nuk arrija t’i takoja familjarët. Thjesht i përshëndesja në distancë dhe u akomodova në dhomën time.” Në Itali ka pasur edhe shqiptarë të prekur me koronavirus megjithëse Gjana nuk pati mundësi ti shërbente asnjërit prej tyre, deklaron se fatmirësishët të gjithë shqiptarët e prekur kanë dalë nga spitali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME