Categories Lajme

Tregon sërish ‘i penduari’ i Rinasit, takimet me Muratajn: ja si e modifikuam makinën

Është marrë sërish në pyetje, Alkond Bengasi, i cili tregoi përpara grupit hetimor emrat e të përfshirëve në grabitjen e Rinasit. Mësohet se Bengasi është marrë në pyetje për një orë pasditen e sotme dhe është pyetur në lidhje me detaje të reja rreth grabitjes së Rinasit.

Me anë të këtyre pyetësorëve, Prokuroria kërkon të dijë vendndodhjen e parave të grabitura. Bengasi ka treguar se ka qenë prezent në bisedën mes trurit të grabitjes që mbeti i vdekur po atë ditë, pas përplasjes me armë zjarri me policinë, Admir Muratajt dhe Oltjon Veselit. Ai ka rrëfyer gjithashtu gjithçka që ka parë herët që ka qenë prezent në takimet mes Muratajt dhe Ragip Haxhiajdinit, i njohur si ndryshe si “Daja”, i cili është me origjinë nga Kosova.

Alkond Bengasi mësohet të ketë treguar edhe mënyrën se si furgoni i bardhë u modifikua në një makinë të Hetimit Tatimor, që të futej në aeroport pa rënë aspak në sy. Alkond Bengasi është kushëriri i Klement Calës, të kërkuarit kryesor për grabitjen në Rinas. Bengasi u prangos më 22 prill bashkë me 3 të arrestuarit e tjerë Saimir Cela, Oltjon Veseli dhe Renaldo Sula.

Bengasi pranoi një ditë pas arrestimit të bëhej bashkëpunëtor i drejtësië duke treguar të gjithë dinamikën që ndodhi në grabitjen spektakolare në Rinas, ku u morën rreth 6.7 milionë euro./dosja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i pajetë brenda banesës së tij 70 vjeçari

70 vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij në Tiranë, në zonën e…

LEXO ME SHUME