Categories Lajme

Tregu i këmbimit valutor, i stabilizuar

 Tregu i këmbim valutor vendas paraqitet të premten i stabilizuar, pas forcimit të ndjeshëm të pozitave gjatë kësaj jave të monedhave kryesore në raport me lekun.
 Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet me 124,40 lekë në të njëjtën vlerë sa një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane, u zhvlerësua me 0,39 lekë duke  u këmbyer me 114.83 lekë. Ndryshe nga paundi britanik që u zhvlerësua me 0,30 lekë, franga zvicerane u forcua 0,19 lekë. Banka e Shqipërisë po mban në monitorim tregun valutor veçanërisht gjatë kësaj periudhe të situatës së masave ndaj COVID-19. Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomikë, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore, duke garantuar stabilitet të këtij tregu. /r.e/
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 114.83 -0.39
Euro EUR 124.40 0.00
Poundi Britanik GBP 142.15 -0.30
Franga Zvicerane CHF 118.26 +0.19
Jeni Japonez (100) JPY 107.95 -0.26
Dollari Australian AUD 74.88 +0.47
Dollari Kanadez CAD 82.37 +0.49
Korona Suedeze SEK 11.74 +0.03
Korona Norvegjeze NOK 11.24 +0.04
Korona Daneze DKK 16.69 +0.03
SDR SDR 156.29 -0.59
Ari(OZ 1) XAU 197450.19 +2,590.13
Argjend(OZ 1) XAG 1775.77 +47.46
Juani Kinez (onshore) CNY 16.23 -0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 16.21 +0.01
Lira Turke TRY 16.16 +0.23

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME